Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Kavajë.
Një banesë është përfshirë nga zjarri, duke i marrë tragjikisht jetën 85-vjeçarit në Golem.
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 30.01.2021, rreth orës 07:20, në Golem, Kavajë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L.K. Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën shtetasi L. K., 85 vjeç.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.