Kavajë/ Videon nga blloku i ri i banimit: Për pak javë hapen dyert për 359 familje të prekura nga tërmeti

 

Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se për pak javë do të hapen dyert për 359 familje që humbën shtëpitë nga tërmeti.

Rama ka publikuar edhe një video të punimeve nga blloku i ri i banimit në Kavajë, ndërsa uron qytetarët për një javë të mbarë.

“Mirë mëngjes! Dhe me bllokun e ri të banimit në Kavajë, ku për disa javë do të hapen dyert për 359 familje që humbën shtëpitë nga tërmeti, ju uroj një javë të mbarë”, shprehet Rama.