Kavajë/ “Trupat e pajetë të shtetasve rusë u nisën në Rusi me një fluturim të rregullt”, ambasada e Rusisë: Mund të kryhet një ekspertizë mjeko-ligjore shtesë, presim…

 

Ambasada Ruse në Tiranë ka reaguar në lidhje me tragjedinë që ndodhi në një hotel në Qerret të Kavajës, ku 4 turistë rusë u gjetën të pajetë. Ngjarja ndodhi pak ditë më parë. 

Sipas ambasadës, trupat e pajetë të 4 turistëve, u nisën sot. Ambasada theksoi se legjislacioni rus, mund të kryhet një ekspertizë mjeko-ligjore shtesë për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tyre.

REAGIMI I AMBASADËS
Në mëngjesin e hershëm të 22 tetorit trupat e pajetë të shtetasve rusë, të cilët humbën jetën në 15 tetor në territorin e Republikës së Shqipërisë, u nisën në Rusi me një fluturim të rregullt.

Sipas legjislacionit rus, mund të kryhet një ekspertizë mjeko-ligjore shtesë për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tyre.
Shpresojmë në marrjen sa më të shpejtë të përfundimeve zyrtare nga pala shqiptare, si edhe në bashkëpunimin e mëtejshëm të ngushtë të organeve ligjzbatuese ruse dhe shqiptare për sqarimin e rrethanave të tragjedisë.