Policia e Kavajës ka dhënë detaje nga ngjarja e sotme në Kavajë, ku dy persona kanë tentuar që të vjedhin banesën e një të moshuari.
Ngjarja ndodhi në orën 20:00. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se dy persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin me dhunë banesën e shtetasit Xh. D., 70 vjeç, të cilin e ka goditur me sende të forta, dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Autorët nuk ka mundur të realizojnë vjedhjen dhe janë larguar me shpejtësi. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sigurimin e provave që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.