Kavaja ka shënuar sot numrin më të lartë të infektimeve me covid19 brenda 24 orëve.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë në qytetin tonë kanë rezultuar pozitiv plot 45 persona.
Ky është numri më i lartë i konstatimit të të infektuarve brenda 24 që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.
Burime për Kavaja.Net sqarojnë se të infektuar rezultojnë mësues dhe nxënës të shkollave të qytetit dhe fshatrave, mjekë, infermierë polic dhe qytetarë të thjeshtë.
Në total numri I të prekurve me koronavirus në Kavajë është mbi 230 persona.
Janë kryer 2.470 testime, prej të cilave 528 janë testime janë kryer për arsye depistimi.
Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 737 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
396 raste në Tiranë, 54 raste në Fier, 45 raste në Kavajë, 34 raste në Elbasan, 32 raste në Durrës,
31 raste në Korçë, 25 raste në Lushnje, 23 raste në Vlorë, 17 raste në Pogradec, 16 raste në Librazhd, 10 raste në Kukës, 9 raste në Kuçovë, 6 raste në Tepelenë, Malësi e Madhe, 4 raste në Berat, Mallakastër, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, 3 raste në Kurbin, Delvinë, Peqin, 2 raste në Pukë, 1 rast në Shkodër dhe Skrapar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 414 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 15.469 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 443 pacientë, 10 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: Pesë qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Gjirokastra, 2 nga Fieri, 2 nga Lezha dhe 2 qytetarë nga Shkodra, të moshave 54-82 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave dhe ju drejtohet të gjithë qytetarëve edhe një herë me një apel për të kontribuar në kufizimin e përhapjes së infeksionit, duke respektuar rregullat. Ministria e Shëndetësisë apelon se të gjithë ata që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, duhet të qëndrojnë të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.