KAVAJË/ Shifrat e Covid19, 1 i vdekur dhe 25 raste të reja në 24 orët e fundit

Covid19 vazhdon të shënojë shifra të larta të përhapjes në qytetin e Kavajës. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv 25 persona ndërsa një 62- vjeçar ka ndërruar jetë nga Covid19. 

Sot ndërroi jetë 62 vjeçari Rifon Sinella i cili prej vitesh shërbente si shofer autoambulance pranë Urgjencës së Spitalit të Kavajës.

Shifrat e përhapjes së koronavirusit në Kavajë po njohin vetëm rritje pasi vetëm në 4 ditët e fundit kemi mbi 80 të infektuar me Covid19. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë.

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2592 testime, prej të cilave 440 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 786 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

379 raste në Tiranë, 71 raste në Gjirokastër, 35 raste në Shkodër, 31 raste në Fier,

28 raste në Krujë, 25 raste në Kavajë, 24 raste në Elbasan, 23 raste në Vlorë, Berat, Sarandë,

20 raste në Tepelenë, 18 raste në Lushnje, 14 raste në Durrës, 10 raste në Bulqizë,

8 raste në Pukë, 7 raste në Kurbin, Lezhë, Mat, Pogradec, 6 raste në Përmet,

4 raste në Delvinë, 3 raste në Korçë, Devoll, Kukës, Mirditë,

2 raste në Malësi e Madhe, Gramsh.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 349 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 14,565 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 424 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 51 vjeçar dhe 64 vjeçare nga Shkodra, dy 62 vjeçar një nga Kavaja dhe një nga Vlora, një 65 vjeçar nga Kruja, një 69 vjeçar nga Berati, një 71 vjeçare nga Lushnja, një 74 vjeçar dhe një 75 vjeçar nga Fieri, një 81 vjeçare nga Gramshi, një 81 vjeçar nga Tirana./ Kavaja.Net/