Kavajë/ Redjan Krali inspekton punimet e ujësjellësit të ri: aty ku dje shkelej me podiume sot punohet

Kryetari i Bashkisë së Kavajës z. Redjan Krali ka inspektuar punimet për ndërtimin e ujësjellësit të Ri. Ai është ndalur sot në Lagjen Zguraj ku u njoh nga afër me ecurinë e punimeve për vendosjen e rrjetit të ri të shpërndarjes. 

Mesazhin i Redjan Krali:

Në #kantiereteUjit💦

📍Inspektimet e Ujësjellësit të Ri i ndjek me shumë kënaqësi kur kujtoj që vendet ku sot realisht punohet deri dje shkeleshin e rishkeleshin me “podiume” me vete. 

📌Po punohet intensivisht që uji 🚰 të jetë 24/7 në çdo familje 👨‍👩‍👧‍👦. 

Përfitoj të falenderoj bashkëqytetarët për durimin e deritanishëm dhe lus mirëkuptimin tuaj deri në përfundim të këtij investimi gjigand. Do ndërhyhet në çdo lagje dhe rrugicë, të gjitha do rehabilitohen dhe asfaltohen. Punët shkel e shko, “arno sot sa për të mbyll sytë” e nesër rihap kanale, nuk janë standardi jonë. Kavaja po merr më në fund atë që meriton; PUNËN❗

#BashkiaKavajë #punaështëpërgjigja

https://fb.watch/2gr5KINpo-/