Kryetari i Bashkisë së Kavajës z.Redjan Krali ka inspektuar sot punimet për ndërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit. Ai është ndalur dhe pa nga afër ecurinë e punimeve për ndërimin e banesës së Falijes Halilaga.
Teksa u shpreh i kënaqur me ecurinë e tyre ai i premtoi kryefamiljarit Alban Halilaga se banesa e tyre do të jetë shumë shpejt gati që edhe familja e tij ti rikthehet normalitetit në strehën e tij të re.
Kryetari Krali theksoi se ekipet e punës po punojnë papushim që qytetarët të futen sa më shpejt në shtëpitë e tyre.
Statusi i Redjan Krali:
Në Kavajë njëlloj si në çdo Njësi Administrative #kantieret e #rindërtimit punojnë pa pushim që çdo familje e mbetur pa një strehë nga lëkundjet fatale të një viti më parë , të akomodohen sa më shpejt në shtëpitë e reja të forta e të sigurta që po ndërtojmë për to.
Alban Halilaga dhe familja e tij do t’i gëzojnë festat e fundvitit në ngrohtësinë e strehës së tyre të re .
#NeThemiAtëQëBëjmëDheBëjmëAtëQëThemi
/Kavaja.Net/