Kavajë/ Protestë, ish të përndjekurit: “25 marsi, revolta e parë anti-komuniste në stadiumin Besa!
Dhjetëra ish të përndjekur politikë të Kavajës protestuan sot përpara stadiumit Besa ne Kavajë. Protestuesit kërkojnë që data 25 mars të njihet në histori si dita e revoltës kundër sistemi komunist.
Video https://youtu.be/3ZMDjphS4Wc
Kanë kaluar plot 31 vite, që prej revoltës së parë kundër sistemit. Në kujtim të kësaj dite, por edhe për të rikujtuar kërkesat e tyre, një grup ish të përndjekurish politikë u mblodhën në protestë përpara stadiumit Besa ku vendosen Kurora me lule.
Ish të përndjekurit politikë thonë se jemi akoma ne vite tranzisioni
Ish të përndjekurit u shprehën: ”Jemi harruar nga pushteti qendror e vendor, të cilit i kemi parashtruar kërkesat e tona, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje”.
Por në protestë ka edhe pjesëmarrje të rinjsh, të cilët mbështesin hapur protestuesit.Të rinjtë u shprehën: “25 marsi është dita e parë e demokracisë dhe mbështesim protestuesit, të cilët kërkojnë të drejtat e tyre”.