Kavajë, Policia Bashkiake në terren, kontrolle të imtësishme të mjeteve pa licencë! Paralajmërimi i fortë!

Policia Bashkiake e Kavajës ka zbritur sot në terren për kontrollin e mjeteve që ushtrojnë aktivitet pa leje. 

Në fokus të kontrollit kanë qenë mjetet e transportit publik, mallrave dhe kryetjen e shërbimeve. 

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Policia Bashkiake e Kavajës ka bërë një paralajmërim të fortë për drejtuesit e mjeteve pa licencë se do të merren masa administrative për shkelësit e ligjit.

Njoftimi i Policisë Bashkiake: 

👉Prioritet i shërbimeve të Policisë Bashkiake është respektimi i ligjit dhe sot shërbimet tona, janë fokusuar në kontrollin e të gjitha mjeteve pa lishensë.

📌 Policia Bashkiake do të jetë prezente në çdo rrugë në qytet dhe në periferi për kontroll, ndaj paralajmërojmë të gjithë subjektet që ushtrojnë aktivitet pa leje, të marrin masa, pasi në rast konstatimi shkeljesh do merren masa administrative. 

#policiabashkiakenëdetyrë