Një 45-vjeçar është shpallur në kërkim ditën e sotme në Kavajë, pasi akuzohet se ka vjedhur një shumë parash në kompaninë ku punonte.
Policia bën me dije se 45-vjeçari me inicialet Sh.E., është larguar menjëherë pas vjedhjes, ndërsa po punohet për kapjen e tij.
“Më datë 15.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, dhe punohet për kapjen e shtetasit Sh. E., 45 vjeç.
Ai akuzohet se në Kavajë, duke qenë punonjësi i një kompanie ka shpërdoruar detyrën, duke vjedhur një shumë parash. Punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij”, njofton policia.