Partia Demokratike dega Kavajë ka nisur zyrtarisht takimet e para fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit.
Takimi i parë me mbështetësit e saj u organizua në Njësinë Administrative Synej.
Statusi në Faqen zyrtare:
“🔹Partia Demokratike dega Kavaje nis organizimin e bazes per fitoren e zgjedhjeve te 25 Prillit!
🔷Nga njesia administrative Synej, ne fytyrat e demokrateve dukej qarte optimizmi dhe besimi per ta shpetuar vendin nga e keqja.🟪
Se bashku✌🏻
🔵25 Prill 2021 ✔️ voto per Shqiperine!🇦🇱✌🏻
🟣Ta hedhim Rilindjen aty ku i takon🚮🚾”
Më herët këtë nisje të fushatës e ka komentuar edhe Kryetari i Partisë Demokratike Isa Sakja.
“I ndezem motorret!
Sot ne Synej per te ngritur shtabin e pare elektoral per zgjedhjet e 25 Prillit, duke vijuar ne cdo grupseksion.
Cdo demokrat qe do Shqiperine, qe beson tek vlerat e Partise Demokratike, lidershipi e fitorja e saj, eshte i ftuar te na bashkohet.
Ne jemi partia e vlerave te lirise, partia e besimit tek liria!
Eja bashkoju frymes se lirise! Ajo vjen me fitoren tone!✌🏽“, shkruajti Sakja.
/Kavaja.Net/