Kavajë/ Pasojat ë Covid19, 21 të infektuar në 24 orët e fundit dhe 5 viktima këtë javë

21 qytetarë janë infektuar me Covid19 në Kavajë vetëm gjatë 24 orëve të fundit. 

Sipas të dhënave të publikuara nga MSH plot 21 persona kanë dalë pozitiv në testin e koronavirusit duke rritur ndjeshëm numrin e tyre.

Ndërkohë kjo javë mund të konsiderohet si javë zie në qytetin tonë pasi virusi ka shkaktuar vdekjen e 5 qytetarëve në 6 ditët e fundit. 

Mes viktimave nga Covid19 është edhe ish Kryetari i Bashkisë Kavajë Selim Veizi 75 vjeç. 

Aktualisht në Kavajë mbi 130 të infektuar dhe pjesa më e madhe e tyre po trajtohen në kushte shtepia. 

Njoftimi i MSH SOT:

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,501testime, prej të cilave 395 janë testime jnë kryer për arsye depistimi.

Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 597 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

171 raste në Tiranë, nga 38 raste në Durrës, Korçë, 36 në Fier, 35 në Lushnje, 27 në Shkodër, 25 në Pogradec, nga 21 raste në Elbasan, Kavajë, 19 në Sarandë, 18 në Krujë, 16 në Gjirokastër, nga 13 raste në Gramsh, Berat, 12 në Lushnje, 11 në Peqin, 10 në Mirditë, 9 në Kurbin, nga 8 raste në Mat, Tepelenë, Kuçovë, nga 6 raste në Lezhë, Kolonjë, nga 5 raste në Tropojë, Malësi e Madhe, nga 4 raste ne Devoll, Librazhd, nga 3 raste në Has, Bulqizë, 2 në Kukës, nga 1 rast në Mallakastër, Dibër.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 122 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,889 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 393 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:

një 55 vjeçar, një 62 vjeçar, një 64 vjeçar, një 66 vjeçar, një 70 vjeçar, dhe një 71 vjeçare nga Tirana,

një 56 vjeçare nga Dibra,

një 65 vjeçar nga Lushnja,

një 64 vjeçar, një 77 vjeçare, një 82 vjeçar nga Elbasani.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes./Kavaja.Net/