Zbardhet identiteti i nënkomisarit të arrestuar sot me urdhër të AMP-së. Bëhet fjalë për shtetasin Kastriot Gjongecaj.
Ky i fundit në bashkëpunim me të birin, Denic Gjongecajn dje, rreth orës 13:25, në lagjen Nr.2 të qytetit të Kavajës, janë konfliktuar për motive të dobëta dhe kanë qëlluar me armë ndaj automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi me inicialet K. K., 29 vjeç.
Nga kjo ngjarje nuk ka patur të lënduar.