Kavajë/ Myftiu Besnik Leçini shërohet nga Covid19

Myftiu i Kavajës Besnik Leçini është shëruar nga Covid19.

Lajmi për shirimin e tij e ka dhënë vetë Komuniteti Musliman i Shqipërisë nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.

Situata e pandemisë, siç po shohim edhe nga shtimi i rasteve ditët e fundit, po bëhet serioze sërish!

Apeli ynë i vazhdueshëm për çdo besimtar e qytetar të vendit është kujdesi, plotësimi i sebepeve për t’u ruajtur për aq sa kemi ne në dorë. 

Myftiu jonë i Kavajës, Besnik Leçini, fatmirësisht sapo ka kaluar me sukses këtë sprovë!

Gjithashtu, ndodhet në izolim, por në gjendje relativisht të mirë shendetësore Myftiu i Tiranës Lauren Luli! 

Myftiu i Zonës së Shkodrës, Muhamed Sytari, është nisur drejt Turqisë për një mjekim më të specializuar.

I drejtohemi Zotit të Madhërishëm, me një nga emrat e tij të bukur, Shëruesi,  të bëjë të mundur kalimin sa më të shpejtë të kësaj sëmundje për myftinjtë e prekur, imamët, dhe për çdo qytetar tjetër të prekur nga kjo sëmundje dhe sëmundje të tjera!

O Zot jepu shërim të sëmurëve!

Amin!