Të shtunën ( SOT) nga ora 09:00-18:00 nën parimin demokratik “Një antarë, një votë”, Lëvizja Socialiste për Integrim fton të gjithë antarët e saj në Bashkinë e Kavajës të bëhen pjesë e proçesit të votimit për Kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe delegatët e Konventës Kombëtare.
Votimi për Bashkinë e Kavajës do të zhvillohet në zyrën e LSI, pranë qendrës së qytetit në rrugën “Skuraj”.
Proçesi i votimit do ketë në vëmëndje zbatimin e masava parandaluese kundër përhapjes së virusit covid-19.
Voto për të zgjedhur ekipin fitues të 25 Prillit!💪🏻
Shqipëria, shtepia juaj