Kreu i LRI-së në Kavajë, Baki Dervishi, ishte këtë të mërkurë pjesë e takimeve që drejtuesi politik i LSI, Petrit Vasili zhvilloi me strukturat dhe qytetarë në Kavajë dhe Golem. Përmes një postimi në “Facebook”, Dervishi shkruan se rinia dhe qytetarët e Kavajës që në vitin 1990 të bashkuar larguan komunizmin, ndërsa brezi ynë sot po largon një regjim me emrin Rilindje.
Postimi i plotë:
Kënaqësi të zhvillonim sot disa takime bashkë me Petrit Vasili, Ndricim Proj, Erald Kaja në lagjet nr 1, 2 dhe në Golem. Rinia dhe qytetarët e Kavajës në vitin 1990 të bashkuar larguan komunizmin, ndërsa brezi ynë sot po largon një regjim me emrin rilindje, që mesa duket kërkon të bëhet më keq se komunizmi. Rinia e para, Kavaja e para.