Një burrë dhe grua kanë humbur jetën pasi janë asfiksuar nga gazi ne Kavaje. Policia bën me dije se rreth orës 17:45, në Golem, në katin e dytë të një pallati, janë gjetur në banesën e shtetasit M.J, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi M. J., 60 vjeç banues në Golem dhe shtetasja A. Ll., 50 vjeçe, banuese në Tiranë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë si pasojë e asfiksisë nga gazi.
Bëhet me dije se viktimat janë Mihal Jani, 60 vjeç dhe Anila Llulla, 50 vjeç. Mësohet se ata nuk iu jane pergjigjur ne telefon të afermve dhe me pas eshte njoftuar policia dhe zjarrgikset qe kane shkallmuar deren dhe i kane gjetur te pajete.
Më datë 27.11.2021, rreth orës 17:45, në Golem, në katin e dytë të një pallati, janë gjetur në banesën e shtetasit M.J, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi M. J., 60 vjeç banues në Golem dhe shtetasja A. Ll., 50 vjeçe, banuese në Tiranë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë si pasojë e asfiksisë nga gazi.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.