Kavajë/ Kërcenohen për shkak të mbulesës me përjashtim nga shkolla!

Jemi në Muajn e Shenjtë të Ramazanit, por as kjo nuk i ka ndaluar incidentet islamofobike në vendin tonë, ngjarje kjo e ndodhur në Kavajë. Dy motra janë kërcënuar me përjashtim nga shkolla prej mësueses kujdestare, dhe arsyeja ka qenë mbajtja e shamisë nga ana e tyre.

Falë ndërhyrjes së një arsimtari tjetër vajzat i janë rikthyer përsëri mësimit të rregullt. 

Lajmi është bërë i ditur nga faqja e Facebook Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë, ku bëjnë thirrje të njoftohen për çdo rast të tillë.

Ja statusi i tyre ne fb:

Motrat e mbuluara kërcënohen me përjashtim nga shkolla

Në një nga shkollat 9-vjeçare të një fshati në Kavajë javën e kaluar (e premte 07/05/2021) ka pasur përsëri dy raste shfaqje islamofobike ndaj dy nxënëseve të mbuluara me shami. Dy nxënëset janë kërcënuar me përjashtim nga shkolla prej mësueses kujdestare, mirëpo më pas me ndërhyrjen e një arsimtari është negociuar ky rast i dy motrave me drejtorin e shkollës dhe sot e hënë 10 maj 2021 vajzat i janë rikthyer mësimit të rregullt.

Ju lutem na ndihmoni duke na njoftuar per raste te tilla, ne messengerin e faqes se LHSH dhe ne numrin 0672532783