Kavajë/ Kanosi me thikë kushërirën, arrestohet 34-vjeçari

Policia e Kavajës ka vënë në pranga një 34-vjeçar, banues në fshatin Luz.

Policia njofton se i arrestuari, i identifikuar me inicialet B. A., ka kanosuR me mjet prerës të tipit thikë kushërirën e tij 29 vjeç.

Në pranga kanë përfunduar edhe babë e bir, të dy banues në Kavajë, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë

  • shtetasin B. A., 34 vjeç, banues në fshatin Luz, Kavajë, pasi ka kanosur me mjet prerës (thikë) kushëriren e tij 29 vjeçe;
  • I. Ç., 65 vjeç dhe B. Ç, 32 vjeç, babë e bir, të dy banues në Kavajë, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.