Kavajë/ Iu gjet armë me silenciator në banesë, pranga kavajasit të dënuar për përndjekje në Itali

Një 65-vjeçar nga Kavaja ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap me armë zjarri silenciator. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet O. I., banues në Kavajë, i dënuar më parë në Itali për veprën penale “Përndjekja”.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri me silenciator dhe municion luftarak.
Bazuar në këto informacione u organizua dhe finalizua një tjetër operacion dhe falë ndërhyrjes së shpejtë e profesionale u bë e mundur që gjatë kontrollit të banesës së personit të dyshuar, të gjendej arma e zjarrit me silenciator dhe një sasi municioni luftarak.

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

Njoftimi i Policisë:

Kavajë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Kavajë, një tjetër operacion në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Vihet në pranga një 65-vjeçar që mbante armë zjarri me silenciator në banesë.

65-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal për veprën penale “Përndjekja”.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri me silenciator dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo i mbajnë ato në banesë dhe goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara kundër armëmbajtjes pa leje, kanë marrë informacione në rrugë operative se një shtetas në lagjen nr. 3, në Kavajë, mbante armë zjarri në banesë.

Bazuar në këto informacione u organizua dhe finalizua një tjetër operacion dhe falë ndërhyrjes së shpejtë e profesionale u bë e mundur që gjatë kontrollit të banesës së personit të dyshuar, të gjendej arma e zjarrit me silenciator dhe një sasi municioni luftarak, si dhe të kapej e arrestohej në flagrancë poseduesi i armës, shtetasi shtetasi O. I., 65 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë në Itali për veprën penale “Përndjekja”.

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.