Kavajë/ IKMT ndërhyrje të paligjshme në “Prestige Resort”, në hotel turistë vendas dhe të huaj

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot një aksion të paligjshëm në “Prestigje Resort”,  në pronësi të “Hysenbelliu Group”.

Ndërhyrja e paligjshme është bërë në një kohë kur resorti është i frekuentuar nga turistë vendas dhe të huaj.

Aksioni ka nisur pa paralajmëruar më parë, ndersa ende nuk ka arsyetime nga institucionet se ku qëndron paligjshmeria.