Kavajë/ IKMT ndërhyje të paligjshme pranë “Prestige Resort”, sulm ndaj biznesit të pronarit të News24 dhe Panorama

Inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit mëngjesin e sotëm (2 shtator) kanë mësyrë pranë ambienteve të “Prestigje Resort” në plazhin e Golemit në Kavajë.

Raportohet se ndërhyrja është e paligjshme pasi nuk kanë pasur asnjë vendim.

Ndërkohë ka pasur një diskutim dhe është kërkuar nga përfaqësuesi ligjor i Hysenbelliu Group që të vendoset në dispozicion leja, por kjo nuk është bërë nga IKMT.

Aksioni nis një ditë pas rikthimit në detyrë të Dallëndyshe Bici në krye të IKMT, pavarësisht se ajo është nën hetim për “shpërdorim detyre” në periudhën që e drejtonte këtë institucion para zgjedhjeve të 25 Prillit.

Ajo u shkarkua dy ditë më parë nga posti i zëvendësministres.