Një tjetër humbje jete e stafit spitalor është shënuar mëngjesin sotëm nga Covid19.
Rifon Sinella, 62 vjeç nga Kavaja ka humbur betejën për jetën me koronavirusin ku prej disa ditësh ka qenë në intubim në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Sinella ka shërbyer prej vitesh shofer i Urgjencës së Spitalit të Kavajës.
Lajmin e ndarjes së tij nga jeta e ka dhënë kardiologu i njohur Dr. Drin Bardhi.
“Lamtumire Fon Sinella, te qofte dheu i lehte. Allahu na bashkofte ne xhenet!”, shkruan mjeku i njohur./Kavaja.Net
Stafi i Kavaja.Net ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve për humbjen e njeriut të tyre të dashur.