Një predhë është zbuluar gjatë punimeve për ujësjellësin në Kavajë. Mësohet se rreth orës 16:30 në lagjen numër 2 të qytetit, punonjësit e Ujësjellës Kanalizimeve Kavajë duke punuar në këtë lagje për të shtruar tubat e ujit kanë gjetur një predhë.
Menjëherë përgjegjësi ka ndërprerë punimet dhe kanë njoftuar në komisariatin e Kavajës. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe më pas dhe forcat xheniere të ushtrisë që kanë nxjerrë predhën dhe e kanë transportuar.
https://m.youtube.com/watch?time_continue=56&v=pVn9BHHx77o&feature=emb_logo