Kavajë/ Elisa Spiropali viziton fabrikën e agro-përpunimit “Dupi Frut”: Histori Suksese

Koordinatorja e Qarkut Tiranë Elisa Spiropali e shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Kavajë z. Redjan Krali dhe Kreu i Partisë Socialiste z. Elton Elezi vizuan fabrikën model të Kavajës në fushën e agro- përpunimit. 

Statusi i Elisa Spiropalit:

“#HISTORISUKSESI 🧄

📍Kavajë | @’Dupi Frut’, në një nga fabrikat model në fushën e agropërpunimit.

Falë punës së palodhur të vëllezërve Dupi, por edhe mbështetjes së qeverisë kjo fabrikë ka përfituar së fundmi nga Fondi i Programit për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural plot 10 milionë lekë të reja.

Kjo fabrikë ka rritur kapacitet prodhuese dhe arrin sot të eksportojë deri në tregjet holandeze e gjermane vetëm duke sofistikuar teknologjinë e përpunimit të produktit me të cilin identifikohet, hudhrës.

Produkti është i certifikuar sipas standardeve ndërkombëtare dhe kombëtare. ✅

Produkti i përpunuar i “Dupi Frut” veç eksportit në tregjet europiane, mbulon edhe tregun vendas, kryesisht Divjakën, Tiranën dhe Kavajën.”/Kavaja.Net/