KAVAJË/ Elisa Spiropali takon gratë dhe vajzat, në 25 Prill votojmë për të ardhmen e fëmijëve, ska kthim pas!



Koordinatorja e Partisë Socialiste znj. Elisa Spiropali ka marrë pjesë një takim me gratë dhe vajzat e Kavajës.

Gjatë këtij takimi ku është folur dhe diskutuar për gratë Spiropali ka thënë se gjatë këtyre viteve të qeverisjes socialiste është bërë shumë për rritjen e rolit të gruas në shoqëri.
Ndër të tjera ajo ka theksuar se në 25 prill shqiptarët do të votojnë për të ardhmen e tyre dhe fëmijëve të tyre me Edi Ramën kryeministër për mandatin e tretë teksa vetëm kthim prapa tek çetat e Ilirit dhe Saliut nuk mund të ketë.
Statusi në facebook i Elisa Spiropali:
“Me gratë dhe vajzat e Kavajës❤
Edhe 1🌹, edhe shumë më shumë, për të mos u kthyer kurrë më pas te Iliri, Saliu, dhe çetat e tyre lokale.
#25Prill vazhdojmë përpara me Edi Ramën për të ardhmen e fëmijëve të Shqipërisë.
/Kavaja.Net/