Një defekt në gabinë ka lënë banorët e lagjes Nr. 4 të qytetit të Kavajës pa energji elektrike.
Gabinea 629, në lagjen e njohur si “mandarinat” ka pësuar një defekt që sipas banorëve ende nuk është rregulluar nga OSSHE, duke i lënë në errësirë prej 2 ditesh.
Të shqetësuar, banorët kanë dërguar mesazhe në adresën tonë duke kërkuar ndihmë pasi kanë frikën se luhatjet e tensionit gjatë provave mund t’u djegin paisjet elektroshtëpiake.
Sipas tyre ky është një rast i përsëritur prandaj kërkojnë ndëryrje të menjëheshme për zgjidhjen e problemit dhe furnizimin pa ndërprerje me energji elektrike.
Kavaja.Net