Bashkia e Kavajës ka nisur hartimin e projekt- buxhetit dhe Paketës- fiskale 2021.
Në një takim me Biznesin e Vogël dhe të madh të qytetit si dhe Hoteleri-Turizmit është diskutuar mbi rëndësinë dhe pikat kryesore të buxhetit të vitit që vjen.
Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Kavajës Redjan Krali.
Statusi i Kryetarit Redjan Krali:
“Nisi kështu java/muaji për ne; Bashkëbisedim frytdhënës me përfaqësues të biznesit të madh e të vogël dhe të Hoteleri-Turizmit, për hartimin e Projekt-Buxhetit dhe Projekt-Paketës fiskale për vitin 2021.
Dëgjesat publike me grupe të ndryshme interesi janë hapi i parë për çdo vendimmarrje të rëndësishme. Kjo sepse ne jemi zotuar ta drejtojmë këtë qytet me qytetarët, për qytetarët
Epokës së “shënimeve” pas dyerve të mbyllura të “shefave” dhe sorrollatjeve lart e poshtë, Kavaja NUK i kthehet më.”/Kavaja.Net
https://www.facebook.com/RedjanKrali/posts/698903070831083