Ky është momenti i parë pak çaste pas ngjarjes në zyrën elektorale të PD në Kavajë.
Siç shihet nga pamjet e siguruara për “BalkanWeb” nga gazetari Osman Stafa, 27-vjeçari i plagosur Bledar Okshtuni rënkon pas plumbit të marrë në këmbë dhe mbahet për krahu nga miqtë.
Nga ana tjetër autori Ndriçim Jonuzi largohet me makinën e tij i pashqetësuar.
https://www.youtube.com/watch?v=qBT1I4LGrkw