Krahasuar me një ditë më parë numri i viktimave të Covid 19 sot është ulur, po ashtu edhe rastet e reja, por bashkë me to edhe numri i testimeve është më i vogël. Sot Msh raportoi tetë humbje jete dhe 644 raste të reja në 24 orët e fundit, po ashtu edhe testimet ishin 2.137.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 365 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 17.031 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 461 pacientë, 19 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 644 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
258 raste në Tiranë, 48 në Fier, 44 në Elbasan, 38 në Shkodër, 26 në Lushnje, 23 në Sarandë, 22 në Durrës, 21 në Përmet, 19 në Pogradec, 16 në Berat, 15 në Gjirokastër, nga 13 raste në Kukës, Kavajë, nga 10 raste në Kurbin, Mirditë, Tepelenë, 9 në Mat, 8 në Gramsh, 7 në Kuçovë, 6 në Korçë, 5 në Mallakastër, nga 4 raste në Krujë, Lezhë, Has, Vlorë, Delvinë, 2 në Bulqizë, 1 në Dibër.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 365 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 17.031 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 461 pacientë, 19 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 4 qytetar nga Durrësi, 2 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kuçova, të moshave nga 48 në 73 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.