Kavajë/ Një infermier, polic dhe punonjëse e Shëndetit publik me Covid19, nëntori nis me rekord infektimesh

Kavaja ka shënuar sot numrin më të madh të infektimeve me Covid19 që nga nisja e fazës së dytë të përhapjes së virusit Sars- cov2.

22 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus vetëm 24 orët e fundit ndërsa 10 të infektuar u shënuan dje, duke e rritur ndjeshëm shifrat e infektimeve në qytet në këtë fillim nëntori.

Burime për “News 24” dhe “BalkanWeb” raportojnë se midis të infektuarve ka edhe një infermier, një punonjës policie dhe një zyrtare e Drejtorisë së Shëndetit publik.

Vetëm në 2 ditët e para të nëntorit në Kavajë janë infektuar 32 persona, ndërsa një shkollë 9-vjeçare vartëse u mbyll dhe nisi mësimin online, pasi mësuesit u infektuan me koronavirus./Bw