Testi i shpejtë i antigjenit për të zbuluar nëse je me COVID-19 apo jo ka nisur të aplikohet me sukses edhe në Kavajë.
Vetëm në dy ditët e para të aplikimit të tij në këtë qytet janë testuar 40 qytetarë nga të cilët kanë rezultuar pozitiv 15 prej tyre.
Zyrtarë të DSHP Kavajë kanë deklaruar se kjo mënyrë e testimit kursen shumë kohë në evidentimin dhe izolimin në kohë të personave pozitiv me koronavirus dhe shmangur përhapjen e tij.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit në Kavajë kanë rezultuar pozitiv me Covid19 32 qytetarë ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin në mbi 200 persona në 9 qendrat Shëndetësore në varësi të DSHP Kavajë./Bw