Shqiptari nga Kavaja Sildi Çelmetaj, i cili është mësues me profesion, së fundmi i është besuar detyra e kryetarit të shoqatës bamirëse “Ilirida” nga bashkatdhetarët në Gjermani.
Shoqata bamirëse “Ilirida” njihet për aktivitetet e saj ku mbledh të holla në diasporë për shqiptarët në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë.
I kontaktuar nga Gazeta Korrespodenti, Sildi Çelmetaj thotë për të ishte një nder i veçantë besimi që i dha shoqata bamirëse “Ilirida”.
“Mbas një fjalimi të mirë atdhetar, dje në orën 19:00 deri në orën 22:00 , mbas vetëm pak orësh që më njohën dhe mbas disa duartrokitjeve pas fjalimit tim, vet anëtarët në zgjedhjet e djeshme që mbahen çdo dy vjet, më zgjodhën si sekretar i parë, e pastaj kryetar, ku me dy persona zemërgjerë si Sevdali Gashi dhe Tefik Jaha, do të përfaqësojmë kryesinë e shoqatës, ku do të mbështesim shqiptarët në nevojë në trojet tona, poashtu dhe shqiptarët që sapo vijnë në Gjermani, e të cilët kanë vështirësi me gjuhen ose me burokracinë . Gjithashtu kemi shkollën shqipe në Bayern, e cila para shumë viteve ishte e para dhe e vetmja në të gjithë Bayern’in”, thotë Sildi Çelmetaj.
Kujtojmë se Sildi Çelmetaj është një aktivist i njohur shqiptar që jeton dhe vepron në Gjermani, i cili me kontributin e tij njihet edhe për publikon shqiptar.
Së fundimi, Sildi ishte një zë i fuqishëm kundër një imami arab të quajtur Abu Rumaisa, i cili shërben në xhaminë e Braunschëeig në Gjermani, gjatë një ligjërate e të tij iu ka bërë thirrje shqiptarëve qe e frekuentojnë këtë xhami që flamurin shqiptar ta ‘hedhin në koshin e plehrave’.
Lidhur me këtë temë, Sildi kishte demantuar thirrjet e imamit arab edhe direkt në emisionin Shqipëria Live në Top Channel.
Prononcimin e Sildi Çelmetaj në Top Chanel mund ta ndiqni në videon e më poshtme. /Korrespodenti