Dhjetra biznese kanë prezantuar për publikun e gjerë prodhimet e tyre në Panairin “Kavaja 2021”.
Nën kujdesin e Bashkisë Kavajë, panairi u kthye në një festë të bukur, plot ngjyra e shije që gjallëroi qendrën e Kavajës dhe tërhoqi vëmendjen e shumë qytetarëve dhe turistëve.
Në “Kavaja 2021” u prezantuan një numër i madh produktesh të përgatitur me shumë dashuri e përkushtim nga shefat e guzhinës së restoranteve të qytetit dhe zonës bregdetare.
Nga gatime tradicionale e moderne të restoranteve tek prodhimet bio dhe artizanale tek stenda e Klubit të librit dhe historiku dhe trofetë e KLubit të futbollit Besa ishte ekspozeja e një game të gjerë biznesesh që reklamuan për një publik të gjerë artin dhe produktet e tyre.
Për Kryetarin e Bashkisë së Kavajës Redjan Krali ky panair është një mundësi më shumë për të njohur traditën dhe mundësitë që të ofron tregu i sotëm. Krali tha se aktivitete të tilla nxisin bizneset dhe rrisin potencialet e Kavajës në zhvillimin e turizmin ndërsa premtoi se Panairi i Radhën do të mbahet në golem, pranë turistëve.
Në këtë panair morën pjesë mbi 100 biznese që ekspozuan në tënda prodhimet e tyre special. Ky Panair është kthyer në traditë ku synohet të promovimi i qytetit dhe vlerave që ka në kulinari, artizanat dhe prodhimet bie me qëllim zhvillimin e turizimit.