Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kavajës, Fisnik Qosja shprehu dje bindjen se më 14 maj Kavaja do të votojë për demokracinë.
Para qytetarëve të Kavajës Qosja apeloi se ka ardhur koha që qytetarët të përzënë njëherë e mirë, horrat dhe banditët që kanë zaptuar Kavajën.
“Të nderuar qytetarë të Kavajës, ju falënderoj për mbështetjen që më keni dhënë. Kemi shkelur në çdo cep të Kavajës, jemi takuar me çdo mësues, doktor, mjek e infermierë. Të përzëmë njëherë e mirë këta që kanë zaptuar Kavajën. Unë sot vij me një program për bujqësinë, arsimin, për rrugën e bregdetit. Ne jemi serioz në rrugën tonë, kemi folur me fakte. Do t’i kthejmë dinjitetin Kavajës. Kavaja nuk trembet nga banditët dhe nga horrat. Kavaja voton me zemër, për demokracinë. Jam krenar që sot jam përpara jush, jemi pak ditë para zgjedhjeve, të trokasim në çdo derë, Kavaja është e qytetarëve, fitorja është e Kavajës. Fitore”, deklaroi Fisnik Qosja.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kavajës, përmendi se ata kanë armën e vetme në këtë fushatë, që sipas tij është morali për të drejtuar Kavajën. Në takimin përmbyllës të fushatës në Kavajë, ku i pranishëm ishte edhe ish-kryeministri Berisha, Qosja theksoi se ai shkon në këtë garë elektorale me program për bujqësinë, infrastrukturën dhe rrugën e bregdetit, që sipas tij do të jetë një arterie e jashtëzakonshme.
“Ky është 5 muajshi më i bukur i jetës time. Kjo falë optimizmit që më keni dhënë. Kemi shkelur çdo pëllëmbë dhe në 14 maj të përzemë njëherë e mirë këta njerëz që kanë zaptuar Kavajën. Unë jam krenar sepse vij përpara jush me një program të qartë. Të dashur miqtë e mi, sot jam më krenar se kurrë sepse përpara jush vij më një Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kavajës, Fisnik Qosja shprehu dje bindjen se më 14 maj Kavaja do të votojë për demokracinë. program, vij me program për bujqësinë, për çështjet sociale, për infrastrukturën, vij me program që është i jashtëzakoshëm, rruga e bregdetit, një arterie e jashtëzakonshme e Kavajës. Ne jemi serioz në punën tonë, vijmë me program, me fakte dhe me fakte do të flasim edhe në 14 maj. Kavaja është Kavaja e demokracisë. Është Kavaja e Indrit Carës. Kavaja nuk trembet nga horrat, Kavaja voton me zemër. Jam krenar që jam përpara jush. Do ju kërkoja të gjithëve me zemër të trokasim në çdo derë, në çdo shtëpi, sepse ne kemi armën e vetme, kemi moralin për ta drejtuar Kavajën. Kavaja është e qytetarëve, Fisnik Qosja është shërbëtor i Kavajës. Fitore”, u shpreh Qosja.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” gjatë ditëve të fushatës elektorale ka zhvilluar takime të shumta me banorët e kavajës duke premtuar në cdo zonë të saj ndryshimin që do vijë pas 14 majit. Qosja ka premtuar kthimin e institucionit të Bashkisë së Kavajës te qytetarët ndërkohë që i ka suiguruara ata se do të ketë projekte zvillimore dhe investime të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e jetesës së kavajsve.