Kavaja ka Nderuar me titullin e Lartë “Qytetar Nderi” pas vdekjes ish- ushtarakun Mustafa Dervishi
Përmes një ceremonie të organizuar nga Bashkia e Kavajës familjarëve u është akorduar titulli i dhënë nga Këshilli Bashkiak me motivacionin: “Ushtarak karriere me rezultate të shkëlqyera dhe Drejtues dinjitoz në disa pozicione të rëndësishme”.
Kryetari i Bashkisë Kavajë Redjan Krali thotë se e mirëpriti këtë nderim për kontributin që ish- ushtaraku ka dhënë për qytetin dhe ka shërbyer me ndershmëri në detyrën e tij.
Mesazhi i Redjan Krali:
E mirëpritëm me shumë kënaqësi propozimin e bërë nga një grup ushtarakësh dhe bashkëqytetarësh për vlerësimin e z.Mustafa Dervishit!
Me një votim unanim, Këshilli Bashkiak vendosi t’i akordojë titullin “Nderi i Qytetit” ( pas vdekjes) me motivacionin:
“Ushtarak karriere me rezultate të shkëlqyera dhe Drejtues dinjitoz në disa pozicione të rëndësishme”
Shumë i nderuar t’jua dorëzoja këtë titull familjarëve të z.Dervishi!
Të meritosh respektin e komunitetit është gjithmonë vlerë e shtuar për ta bërë qytetin më të mire! Modele si Mustafa Dervishi janë frymëzim për të gjithë brezat. #Respekt