Kavaja hap sezonin turistik më 18 Maj, ftohen turistët ti kalojnë pushimet në bregdetin tonë të mrekullueshëm

Kavaja e hap sezonin turistik të 18 Majit 2022.
Ky lajm bëhet i ditur nga Bashkia e Kavajës e cila përmes një njoftimi thotë se është organizuar një festë me qëllim thithjen e sa më shumë turistë.

Mesazhi i Bashkisë: 

Hapja e sezonit turistik veror këtë vit, në datë 18 Maj 2022, do të sjellë risi për herë të parë Plazhin publik  të aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuar. 

Është plazhi i parë i kёtij lloji në Shqipëri dhe jemi të lumtur që gjendet në vijën tonë bregdetare të territorit të Bashkisë Kavajë, Njësia Administrative Golem.