Kavaja feston sot 76- vjetorin e çlirimit të qytetit nga pushtuesit nazifashistë nga lufta nacionalçlirimtare. Me këtë rast janë organizuar aktivitete të shumta.
Drejtues të shumtë të pushtetit lokal dhe atij qendror morën pjesë në ceremoninë e organizuar pranë memorialit të Kajo Karafillit. Kryetari i Bashkisë së Kavajës Redjan Krali, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, Prefekti i Qarkut Toni Gogu, Kreu i PS Kavajë Elton Elezi, Kryetari i Këshillit të Qarkut Aldrin Dalipi veteranë, përfaqësues të familjeve të dëshmorëve dhe qytetarë të thjeshtë.
Kryetari i Bashkisë Kavajë Redjan Krali tha gjatë fjalës së tij se lufta nacionalclirimtare ka qenë e rëndësishme dhe Kavajasi kanë ditur të luftojnë për clirimin e vendit. Kavaja ka treguar gjithmonë ndjenjën patriotike të saj për qytetin dhe vendin.
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj vlerësoi Kavajën dhe kontributin e saj në luftën kundër pushtuesve.
“Gëzuar 76-vjetorin e Çlirimit të Kavajës!
Një ditë e shënuar jo vetëm për qytetarët e saj , por që na kujton sakrificën e vyer të të gjithë atyre që ranë dëshmorë për liri. Për familjen tonë të madhe politike, Partinë Socialiste, lufta nacionalçlirimtare mbetet simbol i lavdisë dhe krenarisë! Lavdi dëshmorëve!” shkruan Erion Veliaj.
Për më shumë klikoni linkun e meposhtem