Me rastin e 108 vjetorit të ngritjes së Flamurit në Kavajë, Bashkia e ka organizuar sot një ceremoni përkujtimore në nderim të veprës së patriotëve të qytetit.
Kryetari i Bashkisë së Kavajës z. Redjan Krali nëpëmjet një mesazhi në rrjetet sociale ka uruar qytetarët për këtë festë duke thënë se liria ka emrin e atyre që dhanë jetën për të.
Mesazhi i z.Redjan Krali:
“Liria ka emrin e sakrificës sublime të atyre që dhanë jetën për të!
Liria ka fisnikërinë e idealeve, atyre të vërteta!
Liria ka lavdinë e historisë së trashëguar brez pas brezi!
Liria ka ngjyrat Kuq e Zi të flamurit tonë Kombëtar!
Ne kemi krenarinë e çdo valëvitje të “Lirë” të tij ”