Kavaja dhe Rrogozhina pjesë e projektit “Bashki të forta”

Kavaja pjesë e projektit “Bashki të forta”

Prefekti i Qarkut Tiranë z. Toni Gogu priti sot në një takim përfaqësues të bashkive të qarkut, në kuadër të ndjekjes së ndarjes së cmimeve për projektin “Bashki të forta”. Ndarja e cmimeve u bë online për shkak të kufizimeve të diktuara nga pandemia Covid-19. 

Ky aktivitet erdhi në kuadër të përfundimit të projektit “Bashki të forta” i cili ka nisur 4 vite më parë dhe kishte për qëllim mbështetjen e bashkive në përmirësimin e emergjencave civile, edukimin parashkollor, performancën e bashkive dhe këshillave bashkiak.

Bashkia e Kavajës u përfaqësua në këtë takim nga Zv/Kryetari Guxim Kola ndërsa Bashkia Rrogozhinë u përfaqësua nga Kryetarja znj. Antonela Dedej.