Partia Demokratike Dega Kavajë ka nisur përgatitjet për Protestën Kombëtare të 7 Tetorit.
Në mbledhjen e Kryesisë, Kryetari Hysen Kadiu ka deklaruar se Koha e fjalëve ka mbaruar dhe se tani e gjithë opozita do të jetë në sheshe.
NJOFTIMI
Zhvilluam sot mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike Dega Kavajë, për organizimin e protestës së jashtëzakonshme të 7 tetorit.
Në një vend ku fjalët kanë mbaruar dhe nuk kanë më vlerë të dëgjohen, heshtja, është britma më ulëritëse e zemërimit popullor, e cila ka vite që duron dhe mbledh padrejtësitë shumëvjeçare të uzurpatorëve të qeverisë Rama. Ka ardhur një moment që durimi është sosur! Të gjithë ne duhet të japim përgjigjen tonë!
Liria e fjalës dhe e drejta votës janë dy parimet bazë të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Pa to, nuk mund të ketë një rend kushtetues!
Pa lirinë, nuk mund të egzistojë asnjëlloj rendi!
Ne, në Kavajë, kemi treguar se jemi gardianë të lirisë dhe së drejtëa! Kemi treguar se nuk trembemi dhe nuk tërhiqemi përballë askujt që na cënon egzistencën e lirisë sonë!
Ne, në Kavajë, kemi treguar se jemi në ballë të protestave dhe në protestën e 7 tetorit do të jemi më të shumtë e më të fortë se asnjëherë më parë në 11 vite!
Qeveria teknike, garante e të drejtës së votës!
Liri për kreun e Opozitës, Prof. Dr. Sali Berisha, liri për gardianin e fjalës së lirë, Ervin Salianjin!
#7tetor
#protest
#osotokurre