Katër të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident tragjik

Mediat serbe raportojnë se dy automjete u përplasën “kokë më kokë” në autostradë. Si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen e menjëhershme 4 persona, ndërsa dy të tjerët janë transportuar në spitalin e Novi Pazarit.

Mësohet se në aksident janë përfshirë tre makina. Viktimat janë me inicialet A.I. (21 vjeç), M.H. (23 vjeç), S.D. (22 vjeç) dhe A.U (21 vjeç).

Po ashtu raportohet se në Novi Pazar dita e sotme është shpallur ditë zie.