Qyteti në zemër të Shqiperisë së mesme ka tani dy botime orgjinale për traditën e tij. Dy libra intetresant për RROGOZHINEN.
Një parakalim për Librat “Egnatia nderi i Rrogozhines” dhe” Rrogozhina në rrjedhat e historisë”,nga Naim DODA, emigrant në qytetin e Firences në TOSCANA,ITALI.
Se sa joshës është emocioni ti dhurosh vendlindjes gjëra të çmuara, të kerkosh të ridimensionosh vlerat e nje qyteti si RROGOZHINA, që natyra i ka faluar nje pozitë gjeografike “ekstra” (në zemër të Shqipërisë së mesme), kjo është sa nder, po aq dhe krenari. Shërbesat nga cilidoqoftë që kërkon të lartësojë emrin e mirë të një qyteti si dhe mjaft gjërave që kanë nisur të “flasin” ndryshe, veçanërisht nga pozicioni im dhe i shumë bashkqytetarëve të mi, me të cilët prej tre dekadash ndodhemi në“dhe” të huaj, por kurrësesi nuk e harrojm “folezën” e kahershme tonën me emrin Rrogozhinë,duke ju përmbajtur lejtmotivit “RROGOZHINA NË ZEMRAT TONA “duhet që së bashku, me vullnetin se dobishmëria për t’iu sjellë brezave të ndryshëm të vërtetat historike, sipas viteve e dekadave, na mbush shpirtërisht dhe na bënë që këto shërbesa të sjellin për komunitetin e njerëzve të nderuar e të respektuar të Rrogozhinës ,gjithçka nga vlerat qytetare, ruajtja e përsosja e të cilave është më shumë se një mision për këdo.
Dhe këtë gjë ka patur parasysh grupi ynë nismëtar, i përbërë nga bijë rrogozhinas;FERDI AVDIU, investtior ndertimi në Toscana, SHKËLQIM RUSTA, TOSKANA ITALI, QEMAL TOPALLI,investtior ndertimi, TOSKANA ITALI.
Fredi Avdia Investitor ndertimi Fredi Avdiu , Investitor Ndertimi
Shkelqim Rusta Naim Doda
Dy librat interesante të dalur në qarkullim në më pak se një vit, njëri nga tjetri, janë thuajse pasqyra më e mirë e fokusimit të historisë së Rrogozhinës. Duke ia besuar këtë sipërmarrje njerëzve profesionistë, siç janë dy autorët kavajas, por që e njohin po aq mirë dhe Rrogozhinën. Konkretisht hisoriani e publicisti RIFAT HOXHA dhe gazetari, komentatori e staticieni sportivë, FATMIR EFICA.
Në librat e tyre arrihet të zbardhet me detaje gjithcka nga rrjedhat e historisë, duke treguar maturi, korrektësi dhe integritet mbi sfidat e kaluara, mbi “dritë-hijet” e transmetuara në prakticitetin e obligimeve që ka servirur koha për njerëzit në këtë qytet dhe mbi t gjitha duke veçuar se është kapërcyer “pluhuri i harress” nga që autorët kanë investiguar në mënyrë skrupuloze volumin zhvillimor të të gjitha rrjedhave duke vënë theksin te personazhet, konkretë përmes të cilëve ka ndikuar fort, shumë fort madje, fryma e kohës, e faktorëve determinant që i duhen një qyteti për të mos ndjerë “braktisje”, “shkëputje” e mungesë vëmendje nga realitet e ndryshme të përjetuara me zhurmën e “valëve” dhe koherencën e flladit fëshfëritës të kohës.
~~~~~~~~~~
Duke qenë brenda një viti, të mbërthtyer nga mortaja e shekullit, që nuk ka ndërmend të na “lëshojë”, por përkundrazi, të na “shoqërojë” gjithmonë të shtrënguar në darën e saj të ngjyrosur me ngjyra dhe emra të ndryshme, duke na diktuar në jetën e përditshme,grupi ynë sponsorizues,bij rrogozhinas,si nga ITALIA, por dhe nga AMERIKA e largët,të gjithë në emigracion, nuk hezituan aspak kur e morën vesh projektin tonë për të dy librat, por u treguan të gatshëm për të sponsorizuar,duke arritur,që ti dhurojmë qytetit të Rrogozhinës, dy libra me shumë vlera historike, që do ti kishin zili shumë qytete të vëndit tonë ;”EGNATIA NDERI I RROGOZHINËS”
i autorit sportiv FATMIR EFICA dhe “RROGOZHINA NË RRJEDHAT E HISTORISË”
i profesor REFAT SH.HOXHA. Këto libra ishin për qytetin tonë të vogël, por të vlerave të mëdha, të parat në llojin e tyre. Me këtë rast, vetë përfaqësuesi kryesor i grupit dhe njëkohësisht administratori I faqes “Rrogozhina dhe historia e saj “,me meratimin e njëzëshëm të grupit nismëtar dhe në emër të tyre, FERDI AVDIU,SHKËLQIM RUSTA,QEMAL TOPALLI ,Z.NAIM DODA vendosi të shkoj vetë,për të organizuar dhe ndjekur nga afër promovimin e librave.
Parimi ynë është mbështetur në faktin se VENDLINDJA, mbetet tempulli i gjaku dhe shpirtit, e krenarisë sonë, duke i qëndruar gjithmonë, lejtmotivit, “RROGOZHINA NË ZEMRAT TONA” ❤❤❤
Në përfundim të këtij evenimenti kaq të rëndësishëm për qytetin, gërshetuar dhe me kënaqësinë që ndjeu grupi jonë, duke qenë se mori mbështetje totale nga pushteti vendor, ne si grup dhe konkretisht unë si përfaqësuesi kryesor i tyre ndihemi me të vërtetë shumë të lumtur.
Edhe pse larg gjeografikisht, e kemi kaqë pranë qytetin tonë të lindjes.
Përfitoj nga rasti të falenderoj nga zemra, në emër të stafit tonë, organizatorët e këtij evenimenti;të palodhurin,të papërtueshmin, njeriun profesional i një dimesioni që kalon përtej çdo pritshmërie, FATMIR EFICA.
Na nderuan me prezencën e tyre;kryetari i Bashkisë, Z.EDISON MEMOLLA, përfaqësues të klubit sportiv KF EGNATIA, padyshim autorin e librit, profesor Refat Hoxha, Imamin e xhamisë Z.MIT’HAT DAJA, poetin Z.LUAN SHESHI, ish dizenjatori dhe përqegjësi i vatrës së kulturës së kooperativës bujqësore, Z.SUL QOLI.
Nuk ka se si të lënim mënjanë intelektualët:RUSTEM THARTORI, NAIM TAFXHAFA, të cilët kanë thënë një ndihmë mjaft të madhe autorit, me informacionet e dhëna. ÇELIK KOLGEGA(METROPOL SPORT),Ish – lojtari i Rrogozhinës BAKI XHELEZI.
Them se ja arritëm qëllimit me një prezantim dinjitoz, falë dhe mbështetjes së autoriteteve vendore, si dhe interesim e vetë KRYETARIT TË BASHKISË.
Ndërkohë që grupi jonë ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë përkrah bashkqytetarëve të tyre.