KAS ka rrëzuar KQZ për çështjen e listave të PD. Nuk do të ketë shkurim liste dhe PD mund të garojë me koalicionin e saj me listën e plotë.
PD dorëzoi pas korrigjimit të listave më shumë kandidatë se herën e parë, dhe KQZ ia shkurtoi me pretendimin se lejohen deri në 153 kandidatë ndërsa PD kishte dorëzuar mbi 200.
Edhe në seancën e sotme PD nëpërmjet sekretarit për zgjedhjet, Ivi Kasi kërkoi që lista të regjistrohet e plotë pasi cënohen të drejtat e kandidatëve, partive politike dhe koalicionit në tërësi.
Duket se PD ka fituar betejën me KQZ dhe tashmë do të shkojë në zgjedhje me gjithë kandidatët e saj.