Kapitullim pa kushte, Anglia shkatërron me “Manita” Shqipërinë

Anglia shkatërron Shqipërinë në ndeshjen e parafundit të kualifikueseve të Botërorit 2022, duke fituar 5-0 në Uembli. Jo vetëm që nuk pati mrekulli të Kombëtares shqiptare, por kuqezinjtë u turpëruan që në pjesën e parë.

Herri Kejn realizoi 3 gola, ndërsa Meguajër dhe Henderson morën pjesë në festivalin e golave me nga një të tillë. Ekipit kombëtar iu dëmtuan edhe dy lojtarë, Bare dhe Kumbulla lanë lojën që në çerekorëshin e parë. Anglezët ulën ritmin në pjesën e dytë, ndërsa kuqezinjtë nuk ishin në gjendje të shënonin një gol nderi.

Për Kombëtaren tonë rastin më të pastër e pati Uzuni që e shpërdoroi.