Ende pa filluar seanca plenare, deputetët e opozitës kanë zbarkuar në sallën e Kuvendit dhe kanë nisur të zbatojnë skenarin e tyre. Siç shihet nga pamjet e publikuara për BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa, deputetët e opozitës, ku i pranishëm është dhe Berisha, kanë përmbysur karriget.
Ndërkohë, Garda ka ndërhyrë për t’iu paraprirë çdo situate. Kujtojmë se në seancën e kaluar pati përplasje fizike në Kuvend, duke sjellë edhe përjashtimin nga seancat të 6 deputetëve.