Një fenomen i veçantë po ndodh në plazhin e Golemit në Kavajë.
Kandilat kanë “pushtuar” këtë plazh duke sjellë shqetësim tek pushuesit që e kanë zgjedhur Golemin për të kaluar verën.
Turistët po ankohen se numri i lartë i kandilave po i lë ata jashtë detit, për të cilin kanë ardhur në Golem.
Në fotot e publikuara nga JOQ Albania shihet një pushes që ka kapur një kandil ndërsa tregohen edhe raste të tjera./Kavaja.Net