Kandidon për kreun e PD, Rudin Hylviu kërkon mbështetjen e demokratëve: Për bashkimin e PD

Kandidati për Kryetarin e PD në zgjedhjet e 17 Prillit Rudin Hylviu kërkon mbështetjen e demokratëve për të marrë këtë detyre. Sipas tij ai ka eksperiencën e nevojshme për të arritur bashkimin e demokratëve. Në fletën e votimi, emri i Rudin Hylviut eshtë i treti.
Mesazhi i Rudin Hylviu 
Kandidon për kreun e PD, Rudin Hylviu kërkon mbështetjen e demokratëve: Për bashkimin e PD
Të dashur miq, të nderuar bashkëqytetarë, anëtarë e simpatizantë të Partisë Demokratike.
Nesër është një ditë e rëndësishme për Partinë Demokratike të Kavajës pasi në kuadër të ristrukturimit të degëve ne do t’i nënshtrohemi një procesi zgjedhor për të zgjedhur kryetarin e degës.
Siç pjesa më e madhe prej jush e dinë tashmë, unë kam marrë vendimin të jem një ndër kandidaturat për kryetar degë.
Unë i njoh bashkëqytetarët e mi, i njoh demokratët dhe i di vlerat e tyre, mbështetjen tyre dhe kurajon që japin vazhdimisht. Edhe nesër s’ka për të qenë ndryshe!
Edhe pse gjithë këto vite jam marrë me biznes unë s’kam qenë asnjë moment larg familjes sonë të madhe Partisë Demokratike.
Në partinë demokratike kam qenë qysh në vitet 1991,gjithmone aty në mbeshtetje te partise dhe kandidatëve të saje në pushtet lokal dhe qendror!!
Vendosa të mar përgjegjësinë dhe priviligjenin për të drejtuar degën lokomotive të partisë demokratike.
Ndaj duke mos dashur të zgjatem shumë, me anë të këtij statusi kam dëshirë të ftoj të gjithë anëtarët e partisë demokratike të dalin nesër dhe të votojnë për një parti demokratike më të bashkuar dhe më të fortë.
Faleminderit 
Rudin Hylviu