Kandidati për Kryetarin e PD në zgjedhjet e 17 Prillit, Eris Xhihani kërkon votën dhe mbështetjen e demokratëve për ti besuar këtë detyre.
Përmes nje mesazhi të gjatë, Xhihani, i pari në fletën e votimit rendit eksperiencën e gjatë të angazhimit në politikë dhe jetën publike të qytetit.
Eris Xhihani thotë se ka eksperiencën për të bashkuar demokratët dhe rikthyer ata drejt fitores.
Mesazhi:
Të dashur demokratë!
Me dëshirën e madhe për një ndryshim siç ky revolucion politik po ofron, kërkoj mbështetjen tuaj të më besoni kreun e PARTISË DEMOKRATIKE KAVAJË.
Unë Eris Xhihani, jam lindur e rritur në një familje demokrate, duke pasur gjithashtu një kontribut shumëvjeçar në këtë parti. Kam patur privilegjin të bashkëjetoj me problematikat e të rinjve të Kavajës për një periudhë 10-vjeçare si psikolog në gjimnazin “Aleksandër Moisiu”.
Në vitin 2017-2019, më është besuar drejtimi i arsimit, pranë Bashkisë Kavajë.
Që prej 2019 e në vazhdimësi, ushtroj privatisht profesionin si psikolog klinik.
Përmes këtij shkrimi, dua të shpreh falenderim e mirënjohje për çdo dorë demokrate që kam takuar në këtë fushatë dhe i kam kërkuar votëbesimin.
Ju faleminderit për mbështetjen shpirtërore që më bën të ndjehem sot, një ditë para kësaj gare, triumfues.
Si gjithmonë, me Zotin përpara e demokratët pas tij besoj fort në mbështetjen tuaj.
Ju faleminderit me zemër!
Voto *Nr.1️⃣*!
Eris XHIHANI